29,04,2024

Aliu: Festivali i Muraleve – imazhi i ri i Ferizajt

Must Read

Ferizaj.14.02.2018. Kryetari Aliu gjatë ditës së sotme ka pritur përfaqësuesit e Festivalit të Muraleve “Mural Fest”.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me mbështetjen e festivalit nga Komuna e Ferizajt si dhe mundësinë e zgjerimit me aktivitete të kësaj ngjarje të rëndësishme në kulturën ferizajase.
Më këtë rast kryetari Aliu u shpreh se Ferizaj ka ndërtuar imazhin e ri, të qytetit kreativ, me iniciativa kreative nga komuniteti i artistëve dhe qytetarët.

“Ne do të mbështesim këtë festival dhe gjithë aktivitetet që janë të karakterit identitar për Ferizajn, ndër to edhe ky festival që i ka dhënë një gjallëri dhe imazh të ri qytetit. Mbështetja për artin dhe kulturën në këtë mandat qeverisës do të rritet. Ferizaj është qytet – qendër e aktivitetit kulturor dhe sportiv. Ne do të investojmë në këtë sektor me të gjitha kapacitetet komunale. E kam thënë edhe gjatë fushatës elektorale se kultura dhe sporti do të jenë avokatja më e mirë e mënyrës sonë të qeverisjes dhe mbështetja për këtë sektor nuk do të mungoj” theksoi kryetari Aliu.

Në anën tjetër, drejtuesit e festivalit “Mural Fest” kanë uruar kryetarin Aliu për mandatin qeverisës dhe falënderuan këtë të fundit për mbështetjen që po ofron për festivalin e muraleve në veçanti dhe kulturën e artin në përgjithësi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img