29,04,2024

Aliu: Ferizaj i gatshëm për bashkëpunim dhe transparencë

Must Read


Ferizaj.17.01.2018
. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku si dhe zëdhënësi Selim Marevci, kanë pritur në një takim përfaqësues të Institutit për Hulumtime Zhvillimore Riinvest në krye me Visar Vokrrin hulumtues në këtë Institut.

Këta të fundit kanë uruar kryetarin e Komunës së Ferizajt për mandatin katër vjeçar, ndërsa kanë biseduar lidhur me projektin “Përkrahje në aktivitetet kërkimore dhe ngritjes së kapaciteteve në fushën e analizave të tregut të punës dhe punësimit (ATTP) si dhe trajnimeve në Kosovë”.

Sipas Visar Vokrrit qëllimi kryesor i këtij projekti është të ofrojë një pasqyrë të qartë të tregut të punës dhe punësimit në disa komuna të Kosovës si në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjakovë dhe Vushtri.

Ndërsa i pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se bashkëpunimi me këtë Institut në asnjë mënyrë nuk do të mungojë, me të vetmin qëllim që të bëhen analiza të sakta të tregut të punës dhe punësimit, por edhe trajnimeve në Kosovë.

U bë e ditur se objektivë kryesor e këtij projekti është :

Promovimi i bashkëpunimit në mes të aktereve të ndryshëm në nivel lokal lidhur me përdorimin e përbashkët të të dhënave lidhur me tregun e punës;

Fuqizimi i kapaciteteve për grumbullimin dhe analizën e të dhënave si dhe

Hartimi i rekomandimeve për politikbërësit në nivel lokal dhe qendror.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img