08,05,2024

Aliu: Ferizaj do të ketë disiplinë të qëndrueshmërisë së projekteve dhe disiplinë financiare

Must Read

Ferizaj.23.01.2018.  Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim mysafirë ishte edhe zv.ministri i zhvillimit ekonomik, Xhavit Zariqi, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Elmi Recica, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyqii, nënkryetari i komunës Naim Ferati si dhe mysafire të tjerë.

Në këtë vizitë të Kryeministrit Haradinaj u diskutuan shumë çështje të rëndësishme për Ferizajn, veçanërisht mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Komunën e Ferizajt në fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe fusha të tjera.

Kryetari Aliu u shpreh falënderues ndaj Kryeministrit Haradinaj për vizitën e sotme dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe siguroi Kryeministrin se Ferizaj përkundër gjendjes së rëndë financiare, do t’ia dal të realizoj projektet e saja zhvillimore në dobi të interesit të përgjithshëm qytetar.

“Folëm për shumë projekte të cilat janë futur dhe të kenë një dinamik krejtësisht të re dhe ndryshe nga më pare por njëkohësisht folëm që dale nga dale të jenë pjese e buxhetit shumë projekte strategjike që kanë të bëjnë me Ferizajn. Ne, po ashtu folëm edhe për vet sfidat e qeverisë lokale, sfida të cilat nuk janë të pakta, për faktin se ne, si kryetar të rinj të komunave, kemi trashëguar një gjendje jo shumë të mirë financiare, një keq menaxhim, keq planifikim, por edhe me shumë obligime, por sigurisht që pas kësaj kërkesë që ne i bëme kryeministrit, sigurisht se do të studiohen mundësitë që komunat e Republikës së Kosovës, por edhe Ferizaj që është njëra ndër komunat që ka pasur keq menaxhimin më të lartë në nivel të Republikës së Kosovës, të mos kemi më shembuj të tillë, por të kemi një disiplinë të qëndrueshmërisë së projekteve dhe mbi të gjitha kjo është edhe obligim, për faktin se tashmë shumë operatorë ekonomik janë futur në obligime dhe disiplina financiare në radhë të parë do të ishte një ndihmesë ndaj komunitetit të biznesit”, është shprehur kryetari Aliu.

Në anën tjetër, Kryeministri Haradinaj u shpreh falënderues për pritjen e organizuar nga kryetari Aliu dhe garantoi se mbështetja e Qeverisë së Republikë së Kosovës për Komunën e Ferizajt do të vazhdoj edhe më fuqishëm duke pasur parasysh gjendjen e rëndë financiare në të cilën po kalon.

“Kryetaret paraprake pa pas fare buxhet, pra me 10.000 € duke zotuar vetëm 10.000€ kane hyre në projekte që kanë vlerë 5 milion €. Ato janë tani borxhe të ngarkuara për te gjitha komunat dhe ka këso raste në të gjitha komunat e vendit ndoshta duhet qeveria ta bej një plan që të ballafaqohet me këtë ti merr këto përgjegjësi tani dhe ti shkarkon komunat pra që mos të jenë komuna gjatë gjithë viti qe vijnë të ngarkuara me këtë presion te borxheve e te mos munden t iu përgjigjen kërkesave te qytetareve”, ka thënë kryeministri Haradinaj, përderisa ka shtuar se kujdes të veçante në realizimin e shumë projekteve do t’i kushtojë edhe Komunës së Ferizajt.

Vizita e sotme e Kryeministrit ka vazhduar me adresimin e këtij të fundit para asamblistëve komunal, qytetarëve si dhe ka përfunduar me vizitë në zyrën qendrore të kompanisë HIB Petrol – taksapaguesit më të madh në Republikën e Kosovës, biznes ky me pronarë ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img