20,05,2024

Aliu falënderon Qendrën Multimedia dhe Jeton Nezirajn për bashkëpunimin e ofruar kulturës ferizajase

Must Read

Ferizaj.24.01.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga nënkryetari Naim Ferati dhe drejtori i Teatrit “Adriana” Fatmir Hyseni, gjatë ditës së sotme kanë pritur në takim dramaturgun dhe njëherit drejtorin e Qendrës Multimedia në Prishtinë, Jeton Neziraj.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me projektin teatror “Verteri” një bashkëpunim në mes Teatrit “Adriana” në Ferizaj dhe Teatrit Pfalzbaubühnen të Ludwigshafen & Qendrës Multimedia nga Prishtina. Ky projekt mbështetet financiarisht nga Instituti Goethe, me përkrahjen e Ambasadës Gjermane në Kosovë.

“Verteri” nga Johann Wolfgang Goethe është projekt teatror për të rinj i cili filloj në mars kurse premierën do ta ketë me 28 Prill të këtij viti në Ferizaj, regjinë e të cilit do ta bëj regjisori gjerman Stefan Schletter.
Përveç provave, do të mbahen edhe dy punëtori për studentë të udhëhequr nga një pedagog profesional i teatrit dhe artit nga Gjermania dhe nga regjisori Stefan Schletter. Pas Ferizajt, shfaqja do të jepet edhe në Prishtinë, Shkup dhe pastaj edhe në Ludwigshafen.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për programin “Kultura për ndryshim” të cilin Qendra Multimedia nga Prishtina në bashkëpunim me Institutin Gëte (Gjermani) ka filluar ta implementojë në Kosovë. Ky program është mbështetur financiarisht nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë.

Në këtë program pritet të përfitojnë edhe organizata e operatorë kulturor edhe nga Ferizaj.

Programi “Kultura për Ndryshim” përfshinë dy cikle të grand-dhënies për organizatat e pavarura kulturore në Kosovë (në vlerë prej afërsisht 450,000 euro) si dhe një seri të intervenimeve edukative në 7 prej bibliotekave në 7 qytete të Kosovës. Në këto intervenime përfshihet edhe furnizimi me literaturë, mbajtjen e dhjetëra aktivitete edukative nëpër këto librari, rrjetëzimin dhe mbështetjen e tyre në digjitalizim, promovimin e aktiviteteve të tyre si dhe krijimin e bashkëpunimeve me biblioteka të ndryshme në Gjermani dhe gjetiu në Evropë.

Kryetari Aliu u shpreh se iniciativat e tilla gjithmonë do ta kenë mbështetjen e Komunës së Ferizajt dhe se falënderon Qendrën Multimedia për bashkëpunimin e ofruar me qëllim pasurimin e jetës kulturore në qytetin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img