23,01,2026

Aliu: Do të mbetem në Ferizaj sepse ashtu po thonë ferizajasit

Must Read

Gjatë një interviste për RTK në programim Mysafiri i Mëngjesit, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka bërë një përshkrim të punëve që  Qeveria Aliu ka bërë gjatë këtij viti dhe për sfidat që ka pasur si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Ai ka përmendur edhe projektet që pritet të fillojnë vitin e ardhshëm për të cilat tashmë janë nënshkruar edhe marrëveshjet.

Por këto ditë, kur vendi po shkon në zgjedhje nacionale,  është e pashmangshme edhe pyetja se ku do të jetë Agim Aliu.

Aliu ka thënë se  nuk do të ik nga Ferizaj dhe është i mishëruar me Ferizajn.

“Unë do të jem gjithmonë këtu, varësisht nga vendosja e qytetarëve. Unë nuk do të iki nga Ferizaj, jam i mishëruar me Ferizajn dhe qytetarët, sado që ndonjëherë qarkullojnë spekulime të ndryshme se kah do të shkoj Agimi, Agimi do të mbetet në Ferizaj sepse ashtu po thonë ferizajasit” ka thënë Aliu.

Kjo është intervista e plotë dhënë RTK-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img