Aldon Sadiku zë vendin e parë në bodybuilding në Kupën e Kosovës

Share

Me 13 prill të këtij viti është mbajtur edicioni i radhës i Kupës së Kosovës në fitnes dhe bodybuilding.

Edhe këtë vit ka pasur shumë garues të cilët kanë treguar përpara jurisë përgatitjet e tyre dhe stërvitjet e vazhdueshme që kanë bërë në palestër, shkruan Syri Kosova.

Edhe këtë vit, për të herën e katër, vendin e parë e ka zënë fitnes modeli, Aldon Sadiku, i cili fitoi në kategorinë ‘Classic bodybuilding 180 centimetra.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Sadiku tha se meritat për këtë fitore i takojnë familjes dhe shoqërisë së tij si dhe falë punës së trajnerit Xhevat Asllani.

Tutje, Aldoni shtoi se synimi i radhës i tij, është Kampionati Ballkanik që do mbahet në Greqi me datat 17-19 maj.

Të ngjashme: