30,04,2024

Albin Kurti: I kishim 4 raste për ta çuar PDK-në në opozitë

Must Read

kurti-deputet-euml-t-e-opozit-euml-s-do-t-euml-marrin-pjes-euml-n-euml-seanc-euml-n-tjet-euml-r_hd

Albin Kurti, ish-lideri i Vetëvendosjes është i ftuar në Zonën e Debatit në Klan Kosova, i cili tha se kishin katër raste për ta çuar PDK-në në opozitë.

“Shansi i parë ka qenë kur Pacolli ishte bërë President, për shkak se nëse Isa s’do ta përkrahte Jahjagën për Presidente, do të shkonim në zgjedhje”.

“Momenti i dytë ka qenë kur Haradinaj është kthyer nga Haga. Ky ishte momenti ideal kur ka mundur të ndryshojë momentumi politik”.

“Momenti i tretë është VLAN-n. E kisha thënë se po qëndruam do të fitojmë, por s’u bëmë dot për shkak të lakmisë për pushtet”.

“Momenti i katërt, është blloku opozitar. Po të shkonim me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, do të fitonim me padyshim”.

Më tutje Kurti tha se Vetëvendosje kanë qenë pragmatik prej se janë në Parlament.

“Lëvizja Vetëvendosje, ka ndryshuar mirëpo qëllimet tona nuk kanë ndryshuar”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img