30,11,2024

Albin Kurti drejt nënshtrimit, planifikon që t’ia dorëzoj postin e kryeministrit Hazirit, Mustafës e Veliut

Must Read

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti ka planifikuar dorëzimin e postit të kryeministrit LDK-së.

Burime të Insajderi kanë treguar se Albin Kurti ka shfaqur disponim për t’u tërhequr nga kandidimi për kryeministër.

Mirëpo, anëtarët e kryesisë së VV- së nuk janë pajtuar më kërkesën e tij. E kanë kundërshtuar një vendim të tillë.

Arsyeja e kundërshtimit ka të bëjë me faktin se kështu po i dorëzohet posti i kryeministrit treshes udhëheqëse të LDK-së: Isa Mustafës, Agim Veliut e Lutfi Hazirit.

“Mos kandidimi i Kurtit për  kryeministër  nuk garanton koalicion të shpresës e as Qeveri që  lufton korrupsionin”, kjo ishte arsyeja e refuzimit nga anëtaret e kryesisë, sipas burimeve të Insajderit brenda VV-së.

Sot pas takimit që është zhvilluar mes Mustafës dhe Kurtit, nënkryetari i LDK-së, Lutfi  Haziri ka thënë se janë duke punuar për të arritur një marrëveshje parazgjedhore me LVV.

“Ne po punojmë me u bashku dhe besoj se bashkimi po ndodhë”.

Haziri ka treguar se në takimin e sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtiti janë biseduar çështje konkrete të programeve.

“Takimet janë të rregullta, të punës. Këto ditë ka njoftime më shumë, tash ka ardhë niveli politik, kryetarët e partive po punojnë që të finalizohet marrëveshja parazgjedhore, përkundër LDK-ja është partia më e madhe në vend dhe do t’i fitojë zgjedhjet vetë”/Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img