14,12,2024

Alarmohet opozita serbe: Vuçiq, çfarë po përgatit për Kosovën?

Must Read

Deputetët e partive opozitare në Serbi kanë kritikuar Qeverinë e Ana Bërnabiqit dhe presidentin Aleksandër Vuçiq për mosraportim në Kuvend për çështjen e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Deputeti, Miroslav Aleksiq, ka kritikuar spektrin politik në Beograd se pse nuk po mbahet një seancë speciale për Kosovën për t’u informuar serbët se çfarë po bisedohet në Bruksel dhe cfarë plani ka Vuçiq për Kosovën.
“Cila është zgjidhja e pranueshme për Serbinë “, ka pyetur ai.
Ndërsa, deputetja tjetër, Dverit Marija Janjusheviq ka thënë se nësë është e vërtetë që Këshilli për Politikë të Jashtme i Evropës është duke përgatitur një dokument ndërmjet Serbisë e Kosovës me të cilin Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nëse është vërtetë se Vuçiqi këtë e ka pranuar që nga viti 2014.
Kurse, Sanda Rashkovi Iviq ka pyetur nëse sot në Bruksel Vuçiq do ta pyesë Thaçin ndonjë gjë për të ashtuquajturën shtëpi e verdhë. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img