04,11,2024

Alarmi i UNHCR-së: Refugjatët po vdesin nga i ftohti

Must Read

“Jemi ekstremisht të shqetësuar nga lajmet për vdekjen e disa refugjatëve dhe emigrantëve në përpjekjen për të hyrë apo për t’u zhvendosur rreth Europës, në mes të të ftohtit të acartë”, tha Cecile Pouilly, zëdhënëse e UNHCR-së.

Në Serbi, rreth 80 për qind e 7.300 refugjatëve dhe azilkërkuesve po qëndrojnë në vendstrehime qeveritare të pajisura me ngrohje, por 1.200 burra flenë nëpër magazina të braktisura.

Trupat e dy irakianëve dhe një gruaje somaleze u gjetën pranë kufirit turk në Bullgari dhe dy adoleshentë somalezë u shtruan në spital, pas 5 ditëve të kaluara në pyll.

Trupi i një të riu palestinez u gjet përgjatë të njëjtës vije kufitare në fund të dhjetorit, siç thotë UNHCR-ja, e një tjetër 20-vjeçar humbi jetën në përpjekjen për të kaluar lumin Evros në kufirin tokësor mes Greqisë dhe Turqisë, kur temperaturat ishin nën -10 gradë Celsius.

Përfaqësuesja e UNHCR-së shtoi më tej se rreth 1.000 vetë, përfshirë fëmijë, po qëndronin në tenda pa ngrohje në ishullin grek të Samos, duke bërë thirrje për transferimin e tyre në kontinent. Shumë emigrantë dëshmojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë dhe se u janë konfiskuar ose shkatërruar telefonët, çfarë i ka penguar të kërkojnë ndihmë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img