26,11,2025

Alarmi i UNHCR-së: Refugjatët po vdesin nga i ftohti

Must Read

“Jemi ekstremisht të shqetësuar nga lajmet për vdekjen e disa refugjatëve dhe emigrantëve në përpjekjen për të hyrë apo për t’u zhvendosur rreth Europës, në mes të të ftohtit të acartë”, tha Cecile Pouilly, zëdhënëse e UNHCR-së.

Në Serbi, rreth 80 për qind e 7.300 refugjatëve dhe azilkërkuesve po qëndrojnë në vendstrehime qeveritare të pajisura me ngrohje, por 1.200 burra flenë nëpër magazina të braktisura.

Trupat e dy irakianëve dhe një gruaje somaleze u gjetën pranë kufirit turk në Bullgari dhe dy adoleshentë somalezë u shtruan në spital, pas 5 ditëve të kaluara në pyll.

Trupi i një të riu palestinez u gjet përgjatë të njëjtës vije kufitare në fund të dhjetorit, siç thotë UNHCR-ja, e një tjetër 20-vjeçar humbi jetën në përpjekjen për të kaluar lumin Evros në kufirin tokësor mes Greqisë dhe Turqisë, kur temperaturat ishin nën -10 gradë Celsius.

Përfaqësuesja e UNHCR-së shtoi më tej se rreth 1.000 vetë, përfshirë fëmijë, po qëndronin në tenda pa ngrohje në ishullin grek të Samos, duke bërë thirrje për transferimin e tyre në kontinent. Shumë emigrantë dëshmojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë dhe se u janë konfiskuar ose shkatërruar telefonët, çfarë i ka penguar të kërkojnë ndihmë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img