01,02,2025

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve 18-24/korrik/2022, shqiptohen 1484 gjoba

Must Read

 

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale gjatë javës që shkoi nga data 18-24/korrik/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 575 gjoba 
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 4 gjoba
  • Kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore, 6 gjoba
  • Drejtimi  nën ndikimin e alkoolit, 15 gjoba
  • Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 15 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 26 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 14 gjoba 
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë ,157 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 92 gjoba
  • Drejtimi i motoçikletës -pa helmet, 3 gjoba
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 577 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 14 shoferëve

             Gjithsej ,1484 gjoba 

Ndërsa,  janë raportuar 44 aksidente: 

  • Aksidente fatale , 0
  • Aksidente me lëndime, 13
  • Aksidente me dëme materiale, 31

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img