04,05,2024

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës, Mars 2022, shqiptohen 1443 gjoba dhe konfiakohen 48 patentë shoferi

Must Read

Policia Rajonale në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. 

Policia Rajonale ka angazhuar, përveç polic me uniformë edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt. 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia nga data 07-13.2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 479 gjoba 
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  18 gjoba
  • Drejtimi  nën ndikimin e alkoolit- 15
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 41 gjoba 
  • Drejtimi i mjetit pa kategori përkatëse , 11 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit , 27 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 28gjoba 
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 170 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 109 gjoba
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 545 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 48 shoferëve

  • Gjithsej , 1443 gjoba , për dallim me javën paraprake që janë shqiptuar 1343 gjoba.

Ndërkaq janë raportuar 26 askidente në komunikacion: 21 me dëme materiale dhe 5 me lëndime, për dallim me javën paraprake që janë raportuar 28 aksidente : 16 me dëme materiale dhe 12 me lëndime.

Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. 

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img