24,04,2024

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës Maj- 2022, shqiptohen 1334 gjoba

Must Read

Policia Rajonale në Ferizaj ka ndërrmarr disa aktivitete në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. 

Policia Rajonale ka angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt. 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia gjatë javës, nga data 02-08 Maj-2022 ka shqiptuar  këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 478 gjoba 
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  11 gjoba
  • Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 2 gjoba
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 29 gjoba 
  • Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, 11
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit , 33 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 26 gjoba 
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 209 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 65 gjoba
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 470 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 29 shoferëve

  • Gjithsej , 1334 gjoba 

Ndërkaq janë raportuar 36 aksidente në komunikacion: 24 me dëme materiale dhe 12 me lëndime trupore .

Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. 

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img