05,05,2024

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës 04-10 Prill 2022, shqiptohen 1451 gjoba

Must Read

Policia Rajonale në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. 

Policia Rajonale ka angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt. 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia gjatë javës, nga data 04-10 Prill-2022 ka shqiptuar  këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 554 gjoba 
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  12 gjoba
  • Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 7 gjoba
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 24 gjoba 
  • Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, 4
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit , 39 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 27 gjoba 
  • Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 8 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 254 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 80 gjoba
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 442 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 28 shoferëve

  • Gjithsej , 1451 gjoba 

Ndërkaq janë raportuar 17 aksidente në komunikacion: 9 me dëme materiale dhe 8 me lëndime trupore , për dallim me javën paraprake që ishin raportuar 31 aksidente : 14 me dëme materiale dhe 17 me lëndime trupore.

Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. 

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img