28,04,2024

Aktivitete të ndryshme me rastin e 8 marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Must Read

Ferizaj.06.03.2018. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim me grupin e grave asambleiste të Kuvendit, me ç’rast janë diskutuar çështje të shumta me rastin e 8 marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë mbledhje të gjitha gratë asamblistë u pajtuan që kjo ditë të shënohet me disa aktivitete modeste që pasqyrojnë edhe jetën e përditshme të çdo gruaje.
“Në këto aktivitete pjesëmarrëse do të jenë deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Mexhide Topalli si dhe zyrtarja për Barazi gjinore Vjollca Krasniqi. Do të bëhen homazhe tek shtatorja e dëshmores Hyrë Emini, sepse Hyra ishte e vetmja femër e cila ra për të mos vdekur kurrë, dhe ajo ka dhënë kontribuuat të çmuar në luftë, por ka qenë një intelektuale e devotshme e qytetit tonë”, është shprehur kryesuesja Gashi-Bytyçi.
Poashu është parapare që të mbahet edhe një takim me përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçante, ndërsa pjesë e takimit do të jenë edhe nënat që kanë fëmijë me nevoja të veçante, ndërsa në fund është parapare që të bëhet edhe një vizitë në çerdhen e qytetit “Ardhmëria Jonë”.
“Kjo vizitë bëhet me të vetmin qëllim që çerdhet janë shumë të nevojshëm për nenën të cilat janë të punësuara dhe e din që fëmijën e kanë me rehat, në mënyrë që ato të jenë me produktive në kryerjen e punëve të tyre, por edhe për nenat që dëshirojnë të punësohen ta kenë me të lehtë që fëmijët e tyre t’i vendosin në çerdhe”, ka potencuar kryesuesja Kristin Gashi-Bytyçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img