17,05,2024

Aksion i policisë rajonale rreth shkollave në Ferizaj

Must Read

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë  nëpër shkolla , dje pas disa kontrollove të  zhvilluara nga polic me rroba civile , në  oborrin e një  shkolle të  mesme të  lartë  në  Ferizaj, kanë ndaluar një  person të  dyshuar me inicialet L.S ( M/K) i moshës 20 vjeçar , ku gjatë  kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë  të  dyshuar të  nark*otikëve dhe ndaj tij është  iniciuar një  rast penal për procedura të  mëtejme  hetimore.

Ndërkaq, në  oborrin e një  shkolle tjetër të  mesme të  lartë në Ferizaj , është  ndaluar një  tjetër person nxënës, ku gjatë  kontrollit në  çantën e tij është  gjetur një  mjet,boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe një ar*më  zjarri të  fshehur në  një  shtëpi të  pa banuar në një  fshat të  Ferizajt.

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur dhe konfiskuar ar*mën e zjarrit pa fishek.

Në  lidhje me këtë  personi i dyshuar është  shoqëruar në  stacionin policor në  Ferizaj dhe me vendim të  Prokurorit për të  mitur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, është  iniciuar rast penal ‘’ Mbajtje në  pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i ar*mës ‘’ për procedura të më tejme hetimore.

Aksioni i policisë  do të  vazhdojë  edhe në  ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë  informacione rreth dukurive negative nëpër shkolla të njoftojnë  menjëherë  policinë, stacionin më  të  afërt , apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’’ dhe në  numrat kujdestarë  : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të  dhënat e juaja do të  ruhen në  konfidencialitet të  plotë .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img