18,05,2024

Aksidenti në Koshare- policia jep informatë shtesë

Must Read


Sot, rreth orës 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku të përshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve.
Deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M ( M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt , nga Shtimja në drejtim të Ferizajt .
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 4 persona të cilët ishin në automjetin VW Golf:
Vik timat , ( të vde kurit) nga ky askident janë :
N.R ( M.SH/K) 39 vjeçar – drejtues i automjetit
XH.R ( F/SH/K) 60 vjeçare ,
S.R ( F/SH/K) 32 vjeçare
Y.R ( M/SH/K) 12 vjeçar
Ndërkaq, janë lën duar edhe 3 personna të tjerë:
I.R ( F/SH/K) 32 vjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK- Prishtinë, e cila ishte pasagjere në automjetin VW Golf. Y.H ( M/SH/K) 21 vjeçar dhe L.H ( M/SH/K) 21 vjeçar, të cilët ishin pasagjerë në automjetin Audi, të njëjtit, pasi kanë marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img