07,07,2025

Aksident trafiku në rrugën Skënderaj-Drenas, dy të lënduar

Must Read

ilustr

Si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën rajonale Skënderaj-Drenas, saktësisht në fshatin Morinë, kanë mbetur dy persona të lënduar.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se në aksident të përfshira kanë qenë dy automjete.

“Në aksident ishin te përfshira dy automjete civile, ku si pasojë lëndime pësuan dy persona, njeri drejtues e tjetri pasagjer”, tha Zahiti.

Të lënduarit, pas aksidentimit, tretman mjekësor kanë marrë në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në Drenas.

Sipas Zahitit, bazuar në rrethanat ku ka ndodhur aksidenti, shkaktar konsiderohet mosmbajtja e distancës ndërmjet dy veturave te aksidentuara. /KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img