15,05,2024

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar

Must Read

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar dy persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar ngjarjen për Insajderi, duke dhënë detaje për ngjarjen.

“Me datën 24.02.2019 rreth ores 14:30 ne rrugen; QMI-Lipjan është shkaktuar një aksident trafiku ku janë pefshire dy automjete dhe si pasojë e asidentit janë raportuar lendime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident rrugor lendime të lehta sipas mjekut  kane marr dy persona dhe te njejtit po trajtohen ne Emergjencë ne QKUK. Automjetet e perfshira ne kete aksident jane VË Golf  dhe  Opel Vectra te dyja me targa vendore. Njesitet kompetente policore te trafikut po kryejn procedurat e parapara per vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha.

Ai ka apeluar tek  të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent..

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor, sepse rastet tragjike të humbjes së jetëve njerëzore ne trafik mbeten shqetësuese”, ka shtuar Hoxha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img