Rreth orës 14:10 në rrugën “Ahmet Kaçiku” ka ndodhur një aksident komunikacioni.
Edhe pse ky aksident ishte vetëm me dëme materiale është një sinjal se kompetentët të cilët merren me rregullimin e komunikacionit e në bashkëpunim me policinë duhet të marrin masa në vendosjen e shenjave të komunikacionit të cilat mungojnë në shumë pjesë të qytetit.
Është kjo pjesa e rrugës e cila kohëve të fundit është bërë “fyt i ngushtë” për komunikacion në këtë rrugë të Ferizajt. Frekuentimi i madh i qytetarëve për shkak të nënkalimit ka bërë që në këtë pjesë komunikacioni të zhvillohet shumë vështirë.
Por këtë edhe më shumë po e vështirëson kur në rrugët ndihmëse parkohen vetura (aty ku me rregulla të komunikacionit është e ndaluar) të cilat ngushtojnë rrugën ,edhe ashtu të ngarkuar.
Nuk është vetëm kjo pjesë e cila ka mbetur ashtu në mëshirën e qytetarëve se a do të ndalen apo jo. Shumë pjesë të cilat paraqesin vështirësi në komunikacion e që mund të rrezikoj edhe jetën e qytetarëve ka gati në të gjitha anët e Ferizajt.
Ata që çdo ditë kalojnë nëpër rrugët e Ferizajt edhe mund të mos e vërejnë por një I huaj I ka shumë të vogla mundësitë për orientim Që nga hyrja në rrugën “Rexhep Bislimi” ka aq pak shenja orientimi dhe njoftimi sa është vështirë të gjesh qendrën e qytetit apo të gjesh orientimin të dalësh nga ai.
Shto kësaj edhe uzurpimin e trotuareve nga bizneset për të cilat nuk qanë kokën askush (sepse inspektorët nuk i shohin) del se jeta e qytetarëve gjithmonë është në rrezik.
Por edhe parkimi i automjeteve vend e pavend gjithashtu është një faktor i rritjes së rrezikut për këmbësorë.
Në kryqëzimin e rrugës “Vëllezërit Gërvalla” me rrugën “Gëzim Sahiti” taksistët as që qajnë kokën për bllokimin e këndit të rrugës e që për pasojë këmbësorët (fëmijtë) duhet të dalin në rrugën kryesore për të kaluar në anën tjetër.Për këtë qytetarët thonë se janë ankuar shumë herë në polici dhe si arsyetim kanë marrë përgjigje “s’po ngojn taksistat”
Në një shtet ligjor komunikacioni rregullohet me shenja dhe aty ku nuk zbatohen rregullat pasojnë gjobat, s’ka nevojë askush askënd me e “ngu”.
Se si duken rrugët e Ferizajt mund të shihni fotot e mëposhtme, rrugë pa shenja njoftimi dhe trotuare të uzurpuara.
Nëse do me shkua në shkollë “grahi” rrugës kryesore!
A thua ka i bie Qendra e qytetit..?
Rrethrrotullim,por se ku mundesh me shku…..?