29,04,2024

Aksident në Bibaj të Ferizajt, vdes një person

Must Read

Një aksident ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi” në hyrjen në fshatin Bibaj të Ferizajt ku një kamion është rrotulluar dhe një person ka vdekur.

Policia e Kosovës tregon se aksidenti ka ndodhur në ora 09:45 dhe se në vendngjarje kanë dalur edhe zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.

Rasti dyshohet të jetë vetaksident, ku si pasojë kamioni është rrotulluar.

Raporti i plotë i Policisë:

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img