21,12,2025

Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Must Read

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 02:30.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Në aksident ka qenë e përfshire një motoçiklete, ngasësi i së cilës ka humbur jetën, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti”, ka konfirmuar Ahmeti.

Vdekjen e viktimës mashkull me inicialet F.G 31 vjeç, e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për oduksion, ndërkohë që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marr me rastin.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img