14,05,2025

Aksident me fatalitet në autostradën ”Arbën Xhaferi”, Policia apelon për kujdes të shtuar dhe vigjilencë

Must Read

Një aksident trafiku me fatalitet, ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, në autostradën ‘’Arbën Xhaferi’’.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur konkretisht pranë fshatit Babush të Ferizajt, njofton Klan Kosova.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ndërsa thotë se një person tjetër po ashtu raportohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore.

”Policia po merret me rastin. Rastet e aksidenteve, kryesisht vetë-aksidenteve javën që po e lëmë pas kanë rezultuar me pasoja fatale, prandaj edhe një herë kërkojmë që drejtuesit e automjeteve të kenë vëmendje të shtuar dhe vigjilencë, sepse përveç rrezikimit të vetës po rrezikojnë edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”.

Hoxha deklaron se Policia e Kosovës do të marrë masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e pergjithshme në trafik dhe do të ketë zero tolerancë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img