27,07,2024

Ajan Brahimi, Messi-u i Norvegjisë

Must Read

Ajan Brahimi, një i ri shtatëvjeçarë po bënë emër në futbollin norvegjez për të rinj. Ajani është në mesin e talentëve më të mirë në krahinën ku jeton.

Falë talentit dhe lojës së shpejt të Ajanit trajnerët e kanë dërguar në një ekip ku po luan me lojtarë më të vjetër në moshë pasi me moshatarët e vet ku ka luajtur deri më tani nuk po mund ta përcjellin.

Për talentin e Ajanit në futboll ka shkruar edhe shtypi vendësi cili e ka quajtur edhe me emrin e futbollistit të njohur Messi.

Në muajin e fundit lojën e Ajanit e ka përcjell edhe një agjent i futbollit nga Osllo gjatë një turniri i i cili është mbajtur në Larvik të Norvegjisë.

Ndryshe Ajani është fëmijë i lindur në Larvik të Norvegjisë nga prindërit Ferizajas të cilët kohë më parë janë shpërngulur në këtë shtet skandinav.

Se të rinjtë shqiptarë janë talent në sporte të ndryshme tregojnë rezultatet e fundit si në futboll dhe sporte tjera të cilët kanë vërshuar gati të gjitha mediet botërore.

Me një talent të tillë ndoshta shumë shpejt do të kemi një “Messi” shqiptar edhe nga Norvegjia.

Për talentin e Ajanit mund ti shikoni videot e mëposhtme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img