11,09,2025

Ahmeti, për shpifje bën gati padinë e tretë ndaj LDK-së

Must Read

“Ky rast paraqet keqtrajtim të banorëve dhe familjeve të tyre. Dega e IV-të e LDK-së në Prishtinë, vlerëson se përgjegjësia politike, morale dhe profesionale para së gjithash bie mbi Kryetarin e Komunës, z. Shpend Ahmeti. Në vlerësimin tonë të kujdesshëm dhe të pa nxituar, dëbimi me forcë i këtyre banorëve shpërfaq mentalitetin keq-qeverisës me Prishtinën, nga ana e Kryetarit të Komunës së Prishtinës”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

 

LDK: Shpend Ahmeti është fajtor për dëbimit të familjeve në “Dardani”

 

Lidhur me këtë deklaratë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ahmetit, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se do ta padisë LDK-në, për të tretën herë me radhë – për shpifje.

“Është interesant kjo puna e LDKsë Prishtinë. Në vitin 2005 nën qeverisjen e LDK, Ndermarrja Publike Banesore bën padi për këto banesa, në vitin 2008 Gjykata merr vendim, tash Gjykata zbaton vendimin, ndërsa Shpend Ahmeti fajin.

P.S. Të hënën kjo do të jetë padia e tretë me radhë për shpifje”, ka shkruar Ahmeti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img