25,04,2024

Ahmeti: Nuk mjafton vetëm toleranca mes komuniteteve, duhet edhe pranueshmëri

Must Read

img-7287

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës për promovimin e dialogut ndërmjet komuniteteve në regjionin e Prishtinës, organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, misioni në Kosovë (OSBE), ku ishin të ftuar edhe përfaqësues të komuniteteve, zyrtarë komunal, përfaqësues të organizatave joqeveritare si dhe të rinj nga komunitet e ndryshme.

Sipas komunikatës, kryetari Ahmeti e konsideroi këtë iniciativë si të rëndësishme dhe tha se është detyrë e secilit që në komunën e vet të stimulojë sa më shumë aktivitete të përbashkëta dhe po ashtu zgjidhjen e problemeve.

“Ai tregoi se i ka bërë ftesë disa here komunave tjera që në tregun e prodhimeve vendore të ketë shitës nga të gjitha komunat, e veçanërisht fermerët e Graçanicës të kenë mundësi të shesin në tregun e Prishtinës, sepse integrimi i vërtetë i komuniteteve ndodh kur ka interes të përbashkët”, njofton komunikata e komunës.

Ahmeti ka theksuar se nuk mjafton toleranca mes komuniteteve, por duhet të ketë pranueshmëri, respekt të dyanshëm, jo diskriminim, e as privilegjeve të njëanshme por barazi qytetare dhe funksionim të përbashkët.

“Në fund, ai u zotua në emër të Komunës së Prishtinës për të bashkëpunuar me të gjitha komunat e tjer a në mënyrë që të përmirësohet funksionimi ndërmjet komuniteteve në regjionin e Prishtinës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img