05,03,2025

Ahmeti: Më shumë kemi të përbashkëta sesa dallime

Must Read

Pas përfundimit të takimit që zgjati më shumë se dy orë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk ka treguar shumë detaje për pikat, për të cilat është diskutuar. Ai theksoi se dallimet mes këtyre subjekteve politike janë më të vogla se sa çështjet që i bashkojnë.

“Dallimet mes nesh janë shumë më të vogla sesa çështjet e mëdha që na bashkojnë që ne si shqiptarë, të dalim me një zë për çështjet që kanë të bëjnë me të gjithë qytetarët shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, pa dallim se cilës parti i takojnë, sepse gjërat që kanë të bëjnë me shqiptarët, janë shumë të përbashkëta”, ka theksuar Ahmeti.

Përfaqësuesit e partive politike shqiptare, megjithatë nuk kanë bërë të ditur se me cilin nga subjektet politike maqedonase do të ulen për të biseduar rreth kërkesave që do t’i harmonizojnë në një platformë të përbashkët./Telegrafi/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img