“Qëndrimet e Vetëvendosje mbesin të njëjta dhe edhe sot jemi që EULEX nuk ka sukses dhe nuk duhet të jetë në Kosovë”.
Kurse ai thekson se me hyrjen e Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës është bërë përparim për shkak se debatohet për atë që e thotë pozita.
“Na prapë nuk pajtohemi me Pakon e Ahtisaar-it, ne e kemi luftuar dhe tash këta po lëvizin edhe më tutje”, pohon ai në “Zona e Debatit”.
“Qeveria ka thënë që kjo është e domosdoshme për të na pranuar Serbia”.
“Sot jemi më një sovranitet të cunguar dhe ne kemi lëvizur në drejtimin e kundërt”, pohon Ahmeti – që është edhe kryetar i Prishtinës.
Ai thekson se prej Mitrovicës deri në Graçanicë mund të shkosh përmes rrugëve duke kaluar përmes fshatrave serbe”.
Më pas ai ka shtuar se Serbia nuk ka ndryshuar në qëndrimet e saja, kurse Kosova po, për shkak të politikanëve të shantazhuar.
“85 % të parlamentit serb sot janë në të djathtë të Vuçiqit dhe tash diskutohet se a do të bëhet Shesheli president”.
“Serbia është kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin dhe po hyjmë në aventura të rrezikshme politike”.
“Tregon atë që e kemi thënë vazhdimisht por gjërat që i ka thënë VV mbesin anash”, ka shtuar Ahmeti.