16,10,2025

AGK dënon kërcënimin e deputetit të Vetëvendosjes Haki Abazi ndaj Baton Haxhiut

Must Read

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve të deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi ndaj mediumit Albanian Post dhe drejtorit të saj, Baton Haxhiu.

AGK thotë se është thellësisht i shqetësuar dhe se kërcënimi i hapur e me paramendim i deputetit ndaj gazetarëve është i papranueshëm dhe kontribuon në rrezikimin e sigurisë për kolegët tanë.

“Veprimi bëhet edhe më serioz për faktin që vjen nga një zyrtar i lartë i partisë që udhëheq me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës”.

AGK-ja e fton partinë e Abazit, sikurse edhe institucionet shtetërore të distancohen qartë nga gjuha kërcënuese e deputetit.

“Albanian Post” ka publikuar audio-incizimin në të cilin Abazi dëgjohet duke kërcënuar mediumin për shkak të raportimit të mëhershëm për dështimin e procesit për emërimin e ambasadorëve të rinj të Kosovës.

“Për besë ka me ardhë dita më zi se në Klan ka me të ndodhë”.

“Unë po të tregoj, thuaj Baton Haxhiut mos ma qitë të keqen prej barkut”, ka thënë Abazi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

46 VJET BURGIM DHE 39 MIJË EURO GJOBË NDAJ TË AKUZUARVE PËR RASTIN “GROPA”

Ferizaj, 15 tetor 2025 – Dje Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin dënues...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img