26,02,2024

Agim Ramadani dhe Sali Çekaj në pulla postare

Must Read

baneri1_0409

Me rastin e 17-vjetorit të Betejës së Koshares, Posta e Kosovës ka vënë sot në qarkullim dy pulla postare me imazhet e heronjve Agim Ramadani dhe Sali Çekaj.

Beteja e Koshares është një prej betejave më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë dy prej figurave më të shquara të UÇK-së. Vepra dhe sakrifica e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës janë pjesë e ndritur e historisë së popullit tonë me të cilën krenohemi të gjithë.

Për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, luftëtarët e lirisë  Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Emetimi i pullave postare me portretet e dy dëshmorëve është një nder i veçantë për Postën e Kosovës. Ato do ta rrisin edhe më shumë vlerën e Filatelisë së Postës së Kosovës.

Vlerat tona historike dhe kombëtare do të promovohen edhe në të ardhmen përmes imazheve të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.Sali Cekaj_pulla postare Agim Ramadani_pulla postare

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Alma Loki mposht serben Milosevic dhe bëhet kampione e Ballkanit në karate

Karateistja jonë, Alma Loki, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Podgoricë, disiplina e katave. Edhe një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img