05,05,2024

Agim Aliu viziton krerët e UÇK-së: I bëjnë të fala Kosovës, janë të gjithë të pathyeshëm

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me Hajredin Kuçin kanë takuar sot krerët e UÇK-së që gjenden në dhomat e paraburgimit në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Aliu me anë të një postimi në Facebook.

Aliu shkruan se kjo ishte ndër vizitat më emocionale të tij, ku ai pa se të gjitha ata që ndodhen në Hagë, sipas tij janë të pathyeshëm, krenarë e me plotë energji.

“Të gjithë, të pathyeshëm, krenarë e energjiplotë, po vazhdojnë betejën e sakrificën që nisën qysh në luftën për liri të Kosovës, duke u mbajtur edhe sot, padrejtësisht në gjykimin absurd të një lufte të pastër çlirimtare. Ata do të triumfojnë, do të triumfoj lufta jonë për liri, lavdia e krenaria e saj, që solli lirinë e Kosovës”, ka shkruar Aliu.

“Me të fala Kosovës nga çlirimtarët, mes emocionesh, përmbyllëm vizitën tonë, duke uruar që sa më shpejt, triumfues siç i pret çdo shqiptar, t’i kemi pranë nesh, aty ku me lavdinë e veprën e tyre, historia i rendit, në Kosovën tonë, liria e së cilës mban emrin e secilit prej tyre, Dëshmorëve të Kombit, veteranëve, invalidëve të UÇK-së, martirëve e gjithë brezit që sakrifikoi për liri”, shkruan në fund Aliu.

Postimi i plotë i tij:

Çlirimtarët, të pathyeshëm edhe në luftë edhe në betejën pranë Gjykatës Speciale. Lavdia e krenaria e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të triumfoj sërish!

Nga vizitat më emocionale e më të veçanta, patëm këto ditë, me profesorin e mikun tim të nderuar, Hajredin Kuçi, ku bashkë vizituam në Hagë, emblemat e lirisë, lavdisë, krenarisë dhe shtetformimit të Kosovës, krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën.

Të gjithë, të pathyeshëm, krenarë e energjiplotë, po vazhdojnë betejën e sakrificën që nisën qysh në luftën për liri të Kosovës, duke u mbajtur edhe sot, padrejtësisht në gjykimin absurd të një lufte të pastër çlirimtare. Ata do të triumfojnë, do të triumfoj lufta jonë për liri, lavdia e krenaria e saj, që solli lirinë e Kosovës.

Kosova me shekuj vuajti robërinë. Edhe sot, bijtë e saj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë po mbrojnë themelet e lirisë sonë, luftën tonë të drejtë çlirimtare ndaj regjimit gjakatar serb.

Me të fala Kosovës nga çlirimtarët, mes emocionesh, përmbyllëm vizitën tonë, duke uruar që sa më shpejt, triumfues siç i pret çdo shqiptar, t’i kemi pranë nesh, aty ku me lavdinë e veprën e tyre, historia i rendit, në Kosovën tonë, liria e së cilës mban emrin e secilit prej tyre, Dëshmorëve të Kombit, veteranëve, invalidëve të UÇK-së, martirëve e gjithë brezit që sakrifikoi për liri. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img