Në kuadër të bashkëpunimit, sot në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, drejtori rajonal i policisë, Nënkoloneli Faton Pllana priti në takim zyrtar kryetarin e komunës së Ferizajt dhe njëherit kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës z. Agim Aliun.
Gjatë këtij takimi, Nënkoloneli Pllana e njoftoi kryetarin e komunës për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia rajonale i ka ndërmarrë në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion dhe për disa fushata vetëdijësuese me komunitetin.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe komunave të rajonit të Ferizajt me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajonin e Ferizajt.