06,07,2025

Agim Aliu takohet me Ministrin e Financave, Bedri Hamza

Must Read

Ferizaj.26.12.2017. Kryetari i Komunës së Ferizajt,  Agim Aliu sot ka vizituar Ministrinë e Financave me që rast ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin përkatës Bedri Hamza si dhe zv.ministrin e financave, Mustafa Grainca.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar sfidat me të cilat po ballafaqohet Komuna e Ferizajt lidhur me menaxhimin financiar, borxhet shumëmilionëshe të trashëguara si dhe mundësitë për kapërcimin e kësaj situate.

Kryetari Aliu u shpreh falënderues për mbështetjen e ministrit Hamza për të përfshirë në buxhetin e vitit 2018, projekte të rëndësishme për Komunën e Ferizajt si dhe për zotimin e tij që pavarësisht sfidës me të cilën ballafaqohet Komuna e Ferizajt në planin buxhetor të jetë partneri i saj kryesor për tejkalimin me sukses dhe mos pengimin e realizimit të projekteve zhvillimore për Komunën e Ferizajt.
Komuna e Ferizajt ka konsoliduar një raport të qëndrueshëm bashkëpunimi me Ministrinë e Financave dhe pret që si rezultat i saj të realizoj projekte të rëndësishme zhvillimore për gjithë qytetarët e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img