27,04,2024

Agim Aliu synon fitore spektakolare në Ferizaj –Tregon pse i duhet një mandat i dytë

Must Read

Kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizaj, Agim Aliu ka thënë se gjatë mandatit të tij ka guxuar të bëjë projekte që asnjë kryetar paraprak nuk i ka bërë.

Aliu në një intervistë për lajmi.net ka thënë se projekti “Bashkimi i Qytetit” ka qenë hallka më e madhe dhe më me peshë e zinxhirit të transformimit infrastrukturor.

“E gjitha është transformim substancial i Ferizajt. Ferizaj ka pasur nevojë të koncentrohet në një ndryshim të tillë në zonën qendër. Askush më parë nuk është marrë me zonën qendër sepse nuk është e lehtë të merret, jo vetëm në Ferizaj, por kudo në qytetet e Republikës së Kosovës, por edhe jashtë me zonat qendër për shkak se ka implikime të shumta edhe është tepër e sfidueshme”, ka thënë ai.

I pari i Ferizajt ka thënë, se ka pasur mjaftë probleme me fillimin  e punës në qendër, pasi ka pasur edhe prej atyre që nuk i kanë besuar, por më vonë e kanë parë që është një projekt i duhur për qytetin dhe për ta dhe e kanë përkrahur.

Vizioni do të vazhdojnë sepse nuk mjaftojnë vetëm katër vite pasi janë vetëm në fazën e parë./Lajmi.net/


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img