Kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizaj, Agim Aliu ka thënë se gjatë mandatit të tij ka guxuar të bëjë projekte që asnjë kryetar paraprak nuk i ka bërë.
Aliu në një intervistë për lajmi.net ka thënë se projekti “Bashkimi i Qytetit” ka qenë hallka më e madhe dhe më me peshë e zinxhirit të transformimit infrastrukturor.
“E gjitha është transformim substancial i Ferizajt. Ferizaj ka pasur nevojë të koncentrohet në një ndryshim të tillë në zonën qendër. Askush më parë nuk është marrë me zonën qendër sepse nuk është e lehtë të merret, jo vetëm në Ferizaj, por kudo në qytetet e Republikës së Kosovës, por edhe jashtë me zonat qendër për shkak se ka implikime të shumta edhe është tepër e sfidueshme”, ka thënë ai.
I pari i Ferizajt ka thënë, se ka pasur mjaftë probleme me fillimin e punës në qendër, pasi ka pasur edhe prej atyre që nuk i kanë besuar, por më vonë e kanë parë që është një projekt i duhur për qytetin dhe për ta dhe e kanë përkrahur.
Vizioni do të vazhdojnë sepse nuk mjaftojnë vetëm katër vite pasi janë vetëm në fazën e parë./Lajmi.net/