03,05,2024

Agim Aliu priti në takim ministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica

Must Read

Ferizaj.28.03.2018. Në mesditë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar dhe nga nënkryetari i komunës Naim Ferati dhe drejtorë të drejtorive komunale kanë pritur sot në takim ministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Në këtë takim janë diskutuar një varg çështjesh të fushës sociale, projektet që synohen të zhvillohen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Ferizajt, investimet në këtë sektor si dhe politikat qeveritare që synohen të zbatohen në nivelin lokal me qëllim krijimin e mundësive për vende të reja të punës.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast është shprehur: “Komuna e Ferizajt është jashtëzakonisht e interesuar të realizoj projekte që kanë ndikim në hapjen e vendeve të reja të punës, sidomos për të rinjtë. Ne kemi hartuar një plan masash në këtë drejtim. Sot në këtë takim morëm edhe mbështetjen e ministrit Reçica në këtë drejtim. Bashkë do të realizojmë disa projekte dhe politika sociale në favor të rritjes së punësimit, veçanërisht të të rinjve dhe mirëqenies sociale” theksoi kryetari Aliu.

Në anën tjetër edhe ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica u shpreh i vendosur në adresimin e kërkesave të Komunës së Ferizajt, forcimin e një raporti bashkëpunimi ndërinstitucional si dhe mbështetje të iniciativave të ndërmarra nga Komuna e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img