29,04,2024

Agim Aliu prezanton “Projektet për Bashkimin e Qytetit” në Ferizaj

Must Read

Kryetarii PDK-së Kadri Veseli së bashku me Agim Aliun, kandidatin e kësaj partie për kryetar të Ferizajt, kanë prezantuar tre projekte infrastrukturore për komunën e Ferizajt.

Me këtë rast kandidati pwr tw parin e Ferizajt Agim Aliu parq qytetarëve ka prezantuar projektin e emërtuar si “Projekte për Bashkimin e Qytetit”.
“Këto projekte kanë të bëjnë me ndërtimin e dy nënkalimeve dhe një mbikalimi për këmbësorë që do të shmangin hekurudhën e trenit e cila kalon përmes qytetit. Këto projekte janë domosdoshmëri për qytetin e Ferizajt, në mënyrë që të përmirësojnë kaosin urbanistik dhe në trafik për qytetarët e kësaj komune” ka thënë Ali para qytetarëve.

Ndërkohë Veseli tha se këto nuk do të mbesin vetëm projekte por që do të fillojnë implementimin qysh me marrjen e mandatit si kryetar komune të Agim Aliut.

Bëhet e ditur se këto tri projekte arrijn shifrën mbi tre milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img