28,04,2024

Agim Aliu nis fushatën në sheshin “Hyrë Emini”

Must Read

Ferizaj.13.11.2017. Kandidati për Kryetar të Ferizajt nga radhët e PDK-së, Agim Aliu, nisi fushatën në sheshin “Hyre Emini” me të rinjtë e këtij qyteti, njofton Klan Kosova.

Fillimisht, ai bëri homazhe tek busti i “Hyre Eminit”. Me po të njëjtin emër quhet edhe sheshi afër bibliotekës së qytetit.

Gjatë kësaj fushate, Aliu tha se në fokus e ka rininë.

“Për shtatë javë keni pasur mundësi ta shihni programin tim. Në fokus e kemi rininë. Do të jeni pjesë e vendim-marrjes sime. Jam i sigurt se më 19 nëntor përfundimit do të ngrohen zemrat tuaja e të qytetarëve të Ferizajt. Ju jeni forca e ndryshimit, e unë do të jem mbështetësi juaj” ka thënë Aliu.

Aliu u zotua se nëse do të jetë kryetar komune do të përkujdeset që të siguroj jetë të dinjitetshme, mirëqenie dhe vende pune për rininë ferizajase.

“Ne përmes fondit të punësimit do të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë. Unë sot zotohem para juve se të gjithë do të keni barazi para çdo konkursi që do të ofrojnë institucionet publike, sepse kam udhëtuar dhe do të udhëtoj bashkë me ju. Vendimmarrja ime do të jete në harmoni të plotë me agjendën qytetare, me agjendën për të ri e të reja’’, tha ai.

Kandidati i PDK-së për kryetar komune Agim Aliu, premtoi para të rinjve ferizajas se do të kujdeset që pikërisht të rinjtë të jenë pjesë e proceseve dhe pozitave vendimmarrëse të komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img