19,05,2024

Agim Aliu ngushëllon familjen e veteranit të UÇK-së, Ismet Sadiku

Must Read

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Sadiku,

Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të ,

Të nderuar bashkëluftëtar, miq dhe dashamirë!

Më lejoni që në emrin tim, familjes sime dhe Komunës së Ferizajt, të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtarit të palodhshëm të çështjes kombëtare, Ismet Sadiku.

Lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të ushtrisë sonë të lavdishme çlirimtare, ISMET SADIKU e përjetuam rëndë, edhe në këto momente të rënda për Ju dhe për të gjithë ne, jemi bashkë për të ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e thellë.

Le të mbetet vepra e tij mësim dhe inspirim i përhershëm për ne.

Ju lutem që në emër të Komunës së Ferizajt dhe në emrin timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

I përjetshëm qoftë kujtimi për emrin dhe veprën e tij.

Lavdi jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
ISMET SADIKU.

Sinqerisht,
Agim Aliu
Kryetar i Komunës së Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img