29,04,2024

Agim Aliu ngushëllon familjen e Komandant Gurit

Must Read

Ferizaj.13.03.2018. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen patriotike Qarri, miqtë dhe bashkëluftëtarët me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jetulla Qarri- Komandant Guri.

Telegram ngushëllimi

Lajmi për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jetullah Qarri – Komandant Guri, na pikëlloi thellë, andaj, më lejoni që në emër të qytetarëve të Komunës së Ferizajt, qeverisjes lokale, t’i ngushëlloj familjen patriotike Qarri, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij, për vdekjen e parakohshme të Komandant Gurit.

Komandant Guri ishte ndër luftëtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Nerodimes. Lufta që ai dhe mijëra bashkëluftëtarë të tij bën, sollën lirinë e vendit tonë, për të cilën gjeneratat, përherë do t’i jenë mirënjohës.

E nderuara familje Qarri,

Ju lutem që në emër të Komunës së Ferizajt dhe në emrin tim, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Sinqerisht,
Agim Aliu
Kryetar i Komunës së Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img