17,05,2024

Agim Aliu nesër do të mbajë ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB në Ferizaj

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, nesër do të mbajë një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB, dega në Ferizaj me temën “Qeverisja lokale me theks të veçantë Komuna e Ferizajt”.

Ligjërata, do të zhvillohet në kampusin e Kolegjit AAB në Ferizaj, duke filluar nga ora 11:00 në mjediset e Bibliotekës të këtij kolegji.

Kryetari Aliu në këtë ligjëratë do të flasë për për menaxhimin e buxhetit, për projektet që është duke i realizuar në të gjitha sektorët, për shërbimet publike dhe administrative të komunës si dhe për tematika të tjera që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale.

Ai gjithashtu do të flasë edhe për ngjarjet aktuale në vend si dhe do t’iu përgjigjet pyetjeve të studentëve të Kolegjit AAB.

Cikli i “Debateve për Qeverisjen Lokale në Kosovë” në Kolegjin AAB do të vazhdojë edhe në ditët ardhshme me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës. Deri më tani kanë qenë tre kryetarë të komunave: Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img