Mundësitë e reja të bashkëpunimit mes bizneseve ferizajase dhe atyre hungareze, investimet e mundshme në qytetin tonë si dhe shkëmbimet kulturore të të dy vendeve ishin temat e diskutimit në takimet që patën në vizitë zyrtare në Republikën e Hungarisë kryetari i Ferizajt Agim Aliu, deputeti Elmi Reçica dhe drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi.
Bashkë me anëtarët tjerë të delegacionit, deputetin Elmi Reçica dhe drejtorin Arbër Bytyqi takuam zëvendëskryetarin e Odës Hungareze të Tregtisë dhe Industrisë, Attila Galambos si dhe presidentin e Komitetit për Ballkanin Perëndimor, pjesë e së cilave takime ishte edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Hungarisë, Shkëlqësia e Tij, Shpend Kallaba.
Bashkë u dakorduam të intensifikojmë komunikimin që në ardhmen e afërt të lindin frytet e para të këtij bashkëpunimi, me dobi për zhvillimin ekonomik e kulturën në Ferizaj, ka shkruar kryetari Agim Aliu.