03,05,2024

Agim Aliu merr përkrahje të fuqishme në tubimin përmbyllës

Must Read

Ferizaj.17.11.2017. Në takimin përmbyllës të kandidatit për të parin e Ferizajt, Agim Aliu ka marrë mbështetje të fuqishme nga anëtar, simpatizant dhe qytetarë të Ferizajt.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli në këtë tubim ka thënë se Ferizaj do ti jap vulën e fitores së PDK-së me Agim Aliun në Ferizaj.
“ Edhe pak ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve të raundit të dytë për zgjedhje të kryetarëve. Jemi falënderues te zoti për Lirinë të cilën e kemi dhe përulemi para heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të atdheut. Do të jemi shumë të përgjegjshëm për lirinë që kemi, për shtetin që kemi, që ta ruajmë që askush të mos e cenoj por në të njëjtën kohë të punojmë që ta qojmë përpara” ka thënë Kadri Veseli.
Veseli ka bërë thirrje që të dilet në zgjedhje me dinjitet dhe me qetësi të kryhen obligimi qytetarë.
Më tej Veseli ka përmendur të gjithë kandidatët e PDK-së të cilët më 19. Nëntor do të garojnë për të parët e komunave.

Në këtë tubim , kandidati për të parin e Ferizajt Agim Aliu ka thënë se Ferizaj po pret ndryshimin dhe ai do ta bëjë ndryshimin.
Aliu ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën në garën e parë për të parin e Ferizajt
“Ju i thatë Po platformës sime për ndryshime, ju i thatë Po platformës sime për një qytet funksional. Ferizajasit i than Po qeverisjes me nder e me moral politik, i thatë Po qeverisjes që në bosht të sajë ka interesin qytetarë” tha Aliu.
Aliu tha se këtë të diele Ferizaj do të hap një kapitull të ri.


 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img