26,04,2024

Agim Aliu: Me uljen e tatimit në pronë, kemi kthyer vëmendjen tek bizneset

Must Read

Kryetari i Ferizajt, dhe kandidati i PDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit në këtë komunë, Agim Aliu ka thënë një nga vendimet e tij të para që ka marr në fillim të mandatit, ka qenë ulja e tatimit për 10 përqind, dhe kjo ka ndihmuar shumë bizneset.

“Një prej vendimeve të mija të para që kam marr, e kam propozuar dhe është miratuar nga kuvendi komunal ka qenë ulja e tatimit në pronë, pikërisht bizneset prekën më së shumti nga tatimet, në këtë rast tatimi në pronë, unë e kam ulur në 10 përqind. Pallati i panaireve është po ashtu në kuadër të këtij angazhimi që të organizojnë në të ardhme panaire të ndryshme, që të ekspozojnë produktet e tyre, dhe që produktet e tyre pastaj të jenë pjesë e eksportimin jashtë vendit”, tha Aliu në Prime Time.

Tutje Aliu tha se investimet në energjetikë, në bashkëpunim me KEDS, kanë bërë që të kthehet vëmendja nga bizneset.

“Një investim tepër të rëndësishëm që ne e kemi bërë në bashkëpunim më KEDS-in, ku kemi pasur një ndikim dhe angazhim përmanent ka qenë sigurimi i energjisë të qëndrueshme, sepse ka qenë problem shumë i madh për dhjeta biznese të fshatit Greme, nuk është vetëm ky investim sepse kemi pas edhe investim tjera në lidhje me atë se çfarë e paraqet Ferizajn. Komuna e Ferizajt është komuna e parë që e ka bërë unazën e brendshme të rrjetëzimit elektrik për të siguruar një qëndrueshmëri të energjisë, dhe po ashtu në kemi fituar edhe projektin për unazën e jashtme energjetike, për ndërtimin e trafo-stacionit 110, kilovolt që e kam shumën diku rreth 5 milion që të dyja bëjnë diku rreth 10 milion investime në energjetikë, që është tepër i domosdoshëm dhe i kërkuar nga bizneset, dhe tashmë jemi në ndërtim të trafo-stacionin 110 kilovolt, i cili ka qenë i paraparë të ndërtohet në 2025, dhe ne e kemi ofruar atë në kohë, për të vetmin qëllim që të kthehet vëmendja tek ata që kontribuojmë më së shumti në mbushjen e arkës së qytetit, shtetit, bizneset”, tha Aliu në Kanal10./PORTALI.info/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img