17,05,2024

Agim Aliu mban premtimin: Publikon listën e pronave komunale

Must Read

 

Në përmbushje të zotimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për transparencë komunale dhënë qytetarëve ferizajas në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale, ditë më parë në web faqen zyrtare të Komunës së Ferizajt është publikuar Raporti i Listës së Pronave Komunale i hartuar nga Komisioni për Verifikimin e Pronës Komunale, dokument ky që deri më tani nuk ka qenë i publikuar.
Sipas Raportit të Komisionit Komunal për Verifikimin e Pronës Komunale, Komuna e Ferizajt ka në pronësi të saj gjithsej 1763 prona me sipërfaqe të përgjithshme prej 9,353,323.00m2.
Publikimi i kësaj liste i shërben transparencës komunale lidhur me pasurinë, gjegjësisht pronat komunale si dhe përmbushjen e zotimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu dhënë para qytetarëve dhe mediave për publikimin e kësaj liste, gjatë kohës së fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Kjo listë tashmë është e qasshme për publikun si dhe qytetarët dhe të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë listën e plotë të publikuar në këto linqe:

https://kk.rks-gov.net/ferizaj/wp-content/uploads/sites/31/2018/04/Pjesa-e-I.pdf
https://kk.rks-gov.net/ferizaj/wp-content/uploads/sites/31/2018/04/Pjesa-II.pdf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img