12,09,2025

Agim Aliu: Liria pati çmim të shtrenjtë

Must Read

Liria pati çmim të shtrenjtë. Kjo tokë dha dëshmorë për shekuj me radhë, trima e trimëresha që sakrifikuan gjithçka, flijuan jetën për lirinë e Kosovës.

Kur robëria kishte ngulur thellë thonjtë në trupin e kombit tonë, ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, heronjtë e dëshmorët, drita e shpresës në horizontin e vdekjes së orkestruar sistematikisht nga shteti agresor serb.

Sot e në asnjë mot, asgjë nuk i tremb çlirimtarët e asgjë nuk mund ta zbeh gjakun e dhënë për Kosovën, trimërinë e djemve e vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përkundër si në çdo proces tjetër gjyqësor ndërkombëtar, liria, lufta e pastër kristal, lotët e dhembjes së Kosovës e krenaria e shkronjave që mbajnë gjakun e Dëshmorëve të Kombit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, do të triumfojnë.

Me ty President Hashim Thaçi, me ty Kryetar Kadri Veseli, me ty Jakup Krasniqi e të tjerët, me heronjtë e luftën e lavdishme të djemve e vashave, burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kosova e lufta jonë për liri ka një emër: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës! ka shkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përkujtohet Heroi i Kosovës, Rexhep Bislimi, në 28-vjetorin e aksionit të parë të UÇK-së në Ferizaj

Ferizaj, 12 shtator 2025 – Sot në Ferizaj u përkujtua një nga momentet më të rëndësishme të historisë së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img