04,05,2024

Agim Aliu, kryetari që përmbushi më së shumti premtime nga kryetarët e komunave të mëdha, sipas monitorimit të Institutit GAP

Must Read

Vlerësimi i përmbushjes së premtimeve të Kryetarëve të Komunave, i publikuar ditë më parë nga Instituti GAP, në matjen vlerësuar tek komunat e mëdha, nxjerr Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me përqindjen më të lartë të përmbushjes së premtimeve të realizuara gjatë këtij mandati qeverisës.

Me 68.42% shkallë të realizuar të premtimeve, pa llogaritue edhe premtimet gjysmë të përmbushura dhe të filluara, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu lë prapa komunat më të mëdha në vend si Prishtina, kryetari i së cilës ka përmbushur 39.50% të premtimeve, Kryetarin e Pejës i cili ka përmbushur 17.64% të premtimeve, kryetarin e Gjilanit me 51.60% të përmbushjes së premtimeve, kryetarin e Gjakovës me 41.02% të premtimeve të përmbushura, kryetarin e Prizrenit me 61.20% të premtimeve të përmbushura si dhe kryetarin e Mitrovicës me 66.66% të premtimeve të përmbushura.

Pra, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përqindjen më të lartë të premtimeve të përmbushura nga komunat e mëdha si Prishtina, Peja, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, Gjilani, vlerësim ky për mandatin katër vjeçar të monitoruar nga Instituti GAP.

https://www.komunat.institutigap.org/Premtimet?fbclid=IwAR2SQc0kdPcSfqFsXZVaRASIGYFqoUGxsUO9KwtxeZtRMy_MBtlhsepL4FE

https://www.komunat.institutigap.org/premtimet/kryetaret/62/Agim%20Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img