15,01,2026

Agim Aliu kandidon edhe për një mandat në krye të Ferizajt

Must Read

Kryetari aktual i komunës së Ferizaj, Agim Aliu ka konfirmuar për lajmi.net se do të kandidojë edhe për një mandat në krye të kësaj komune.

Ali, i cili është edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se edhe në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, do të jetë kandidat për të parin e Ferizajt.

“Po sigurisht që do të kandidojë, do të kandidojë edhe në këto zgjedhje do të jem kandidat për kryetar të Komunës”, ka thënë Aliu.

Ndryshe, Aliu është edhe njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

Aliu ishte zgjedhur kryetar i komunës së Ferizajt  gjatë viti  2012 në një mandat një vjeçar. Për t’u rikthyer sërish në zgjedhjet e viti 2017, ku edhe u zgjodh kryetar.

Aliu kishte shërbyer edhe si deputet në legjislaturën e pestë të Kuvendit të Kosovës gjatë viti 2014-2017.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img