29,04,2024

Agim Aliu i premton rektorit Bajraktari mbështetje në zhvillimin e UShAF

Must Read

Ferizaj.26.01.2018. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, Kryetari i Këshillit Drejtues i UShAF, Prof. Asoc. Dr. Driton Sulejmani, Prorektori, Prof. Dr. Bujar Pira dhe Sekretari i Përgjithshëm i UShAF, z. Azem Jashari, u pritën sot nga Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të cilët e uruan Kryetarin për detyrën e re dhe e njoftuan për mbarëvajtjen e punës në Universitet.

Rektori Bajraktari, falënderoi Kryetarin Aliu për mikpritjen dhe mbështetjen që po i ofron Universitetit, e njoftoi atë me punën që është duke u bërë për zhvillimin e Universitetit, krijimin e laboratorëve, zgjerimin e infrastrukturës, të cilat planifikohen të bëhën në një të ardhme të afërt.

Po ashtu, rektori Bajraktari përmendi edhe faktin që UShAF ka profile të veçanta, gjë që hap mundësi të kyçjes më të shpejt në tregun e punës dhe sipas tij ky është njëri ndër faktorët kryesor që interesimi për studime në UShAF po rritet çdo ditë e më shumë.

Duke folur për të arriturat, Rektori përmendi marrëveshjet e shumta të nënshkruara me bizneset për punën praktike të studentëve, por edhe marrëveshjet me institucione vendore dhe ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për zhvillimin e Universitetit dhe ecjen përkrah universiteteve të zhvilluara.

Kryetari Aliu, falënderoi rektorin Bajraktari dhe përgëzoi atë dhe stafin e UShAF për punën dhe përkushtimin në zhvillimin e Universitetit të vetëm të shkencave të aplikuara.
Po ashtu, Kryetari Aliu përmendi edhe rëndësinë e këtij Universiteti për tregun kosovarë dhe shtoi se ndjehet i lumtur që Ferizaj ka një Universitet të tillë, i cili është një mundësi e mirë që të ndihmoj vendin në paisjen me profesionist të mirëfilltë dhe premtoi mbështetje në zhvillimin e Universitetit.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Aliu dhe rektori Bajraktari ranë dakord për themelimin e një Këshilli të përbashkët, i cili do të bëhet në bashkëpunim me bizneset e regjionit të Ferizajt. Këshilli do të studioj nevojat për arsimin e mesëm dhe atë të lartë, me ç’rast do të identifikohen programet e nevojshme të cilat do të hapen në të ardhmen.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img